Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar dje një foto të biznesmenit Klodian Zoto, të shkrepur ditët e fundit. Gazetarja Lala shkruan përbri fotos se “I shumëkërkuari Klodian Zoto. Më shkruajnë që është foto e ditëve të fundit!”. Ky postim ka marrë reagimin e gazetarit Artan Hoxha i cili i shkruan se është foto e vjetër dhe se këtë mund ta verifikojë nga kamerat.
Komentet:
Artan Hoxha: Klodi ti nuk para u beson atyre qe te shkruajne…
Gjithsesi, ne kete foto ndodhet Klodian Zoto me babain e tij kineastin Agim Zoto, dhe nga pamja qe shoh, nga tavolinat, karriget dhe ambjenti jane ulur ne lokalin e babait te vet. Ky lokal ndodhet perballe lokal “lulishte 1 maji” ose ne krah te lokalit te Safet Gjicit te Ura e Tabakeve.
Klodiana Lala: Artan Hoxha hodha nje foto te Zotos. Kaq. Policia ta gjeje ku eshte
Artan Hoxha: Ështe e vjeter foto Klodi, sepse adashi yt Klodiani i inceneratoreve nuk del dot me te ajo kafe mu perballe hyrjes se parlamentit sepse i kerkojne leket ata deputetet e tjere qe nuk jane paguar
Klodiana Lala: Artan Hoxha ashtu eee? Dyshoj shume per kete
Artan Hoxha: Mos dysho fare, kalo neser te lokali te Ura e Tabakeve, aty do e gjesh Gimin, se i biri me duket iku nje dy jave para fletarrestit, apo nuk e raportove keshtu ti
Klodiana Lala: Dyshoj shume qe nuk bredhin ne te tilla vende. E di besoj qe sme mungon info
Artan Hoxha: Epo ka shume kamera aty Klodi, nuk jane vetem kamerat e Safetit dhe te Gimit, jane kamerat e Spartak Melckes, e komunitetit mysliman, leri pastaj kamerat e Rrugeve dhe Toptanit.