Ku shkuan fondet e BE-së për arkeologjinë? Neritan Ceka: Janë bërë rrush e kumbulla dhe çakull! Njerëzit kalojnë ende në shtigjet që kam hapur në 1972-shin

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Profesori dhe arkeologu i njohur Neritan Ceka, në një intervistë për Fax News ka hedhur akuza të forta në lidhje me fondet që jep BE në vendin tonë, veçanërisht në sektorin që ai mbulon, në atë të arkeologjisë.

Teksa iu referohet siteve arkeologjike, Ceka thotë se BE ka hedhur në vendin tonë rreth 1.2 milionë euro, të cilat nuk janë përkthyer në investimeve konkrete në terren, qoftë në Apoloni, qoftë në Finiq apo në Butrint. Ceka shprehet se aerkologët në vendin tonë janë lënë të mënjanuar, edhe pse shumica e tyre ia kanë kushtuar jetën gërmimit dhe zbulimit të historisë shqiptare.

“Në fakt është një histori e hidhur e fondeve të BE-së që siç vijnë ashtu ikin. Po nisem vetëm nga arkeologjia, janë rreth 1 milionë e 200 mijë euro që kanë ardhur në vendin tonë, në Apoloni do të gjeni vetëm një depo uji. Apolonia është një park ndërkombëtar në kuptimin e parë të fjalës, gërmimet kanë kaluar 100 vite, dhe është një nga vendet më të pasura arkeologjike, dhe me një pejsazh mahnitës.

Janë dhënë 830 mijë euro nga BE, bënë një depo uji mbi murrin rrethues që duhet të çohej në prokurori. Kanë bërë një parking që nuk ka asnjë lidhje me parkun, do ecin përmes shtigjeve që i kam bërë unë që në vitin 1972, dhe nuk është rasti i vetëm. Janë 300 mijë euro të shpenzuara në Finiq, që janë bërë rrush dhe kumbulla, çakull, asnjë euro nuk ka shkuar te monumenti, e njëjta gjë ka ndodhur dhe në Butrint.

Janë para të shpenzuara, na kanë shkatërruar sistemin e menaxhimit të monumenteve kulturore. Të gjithë këta akademikë, që ishin pjesë e menaxhimit të monumenteve të kulturës, janë lënë jashtë, drejtori dhe të gjithë të tjerët janë me master, me këta është shumë kollaj që të punosh, sesa me institutin e arkeologjisë. Nuk mund të qëndrosh në atë institut (monumenteve) pa lexuar libra, mënjanon arkeologun, dhe merren me specialistët e institutit të monumenteve. Ka në pritje firma ndërtimi të njëjta si në Apolloni si në Butrint. Instituti i Arkeologjisë është operativ jo vetëm shkencor, duhet të jepte mendimin për projektin në Bylis,në ndryshim nga të gjitha projektet që janë bërë derimë tani”, u shpreh Ceka

Zjarr Tv Ad This is a sample article. ...