Kufijtë i mban të mbyllur, por na dhuron vaksina, Greqia i jep Shqipërisë 20.000 doza AstraZeneca

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Greqia i dhuron Shqipërisë 20.000 vaksina AstraZeneca. Lajmin e jep ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Manastirliu thotë se qeveria shqiptare do të vijojë angazhimin pa u ndalur me planin e vaksinimit për mbrojtjen e jetës së çdo qytetari.

“20,000 doza të vaksinës AstraZeneca kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, falë ndihmës së Greqisë për Shqipërinë. Mirënjohje qeverisë së Republikës së Greqisë për mbështetjen. Solidariteti na bën më të fortë.

Do të #vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari ✅”, shkruan Manastirliu.

Kjo dhuratë e Greqisë, vjen në një kohë që vendi fqinj lejon vetem kalim të kufizuar të shtetasve shqiptarë.

Zjarr Tv Ad