“Kufiri 2 milionë euro”, amnistia fiskale, Ibrahimaj zbulon detajet: Do të ngrihet një njësi speciale për të certifikuar të ardhurat

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, gjatë prezantimit të projektligjit për Amnistinë Fiskale tha se ajo do të aplikohet për nëntë muaj.

Sipas ministres kjo amnisti ëshë e para e këtij lloji, pasi të mëparshmet kanë qenë të pjesshme dhe kanë patur fokus vetëm faljen e detyrimeve tatimore.

Ibrahimaj dha detaje se si do të aplikohet kjo amnisti që parshikon legalizimin e shumës deri në 2 milion euro.

“Ky projektligj ka një sërë avantazhesh. Ai propozon që ne të diskutojmë dhe analizojmë premisat. Synon të ketë një afat 9 mujor zbatimi. Subjektet janë individë, janë edhe individë rezidentë tatimorë edhe nëse nuk janë shtetas shqiptar. Është parashikuar një kufi prej 2 milion eurosh.

Në zbatim të këtij ligji te tatimet do të krijohet një zyrë e njësisë fiskale. Kjo zyrë do të analizojë të gjitha kërkesat që do të vinë nga subjektet. Në përfundim të afatit 5 ditor administrata do të jap një vërtetim nëpërmjet të cilët subjektet do ti drejtohen për të aguar një normë tatimore. Është 7% për katër mujorin  parë dhe 10% për të dytin.

Në përfundim administrata tatimore do të japë një certifikatë ku do të jenë legalizuar këto para apo asete”, tha ministrja.

Zjarr Tv Ad