Në të gjithë botën, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar më shumë se 30.5 milionë raste infeksioni nga koronavirusi.
Deri tani nga emergjenca shëndetësore kanë humbur jetën më shumë se 952,000 persona.
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i pikëlluar me 198,589 vdekje, i pasur nga Brazili (135,793), India (85,619), Meksika (72,703) dhe Mbretëria e Bashkuar (41,821).
90 viktima Covid në 24 orë, kufizohet lëvizja për 13% të popullsisë së Madridit
Epiqendra e epidemisë COVID-19 në Spanjë, rajoni i Madridit njoftoi kufizim të lirisë së lëvizjes për rreth 13% të popullsisë së tij (850,000 njerëz) në përpjekje për të frenuar shpërthimin e përhapjes së COVID-19.
“Banorët në fjalë do të jenë në gjendje të dalin nga lagjet e tyre për të shkuar në punë, për të shkuar te mjeku ose për të dërguar fëmijët e tyre në shkollë”, deklaroi presidentja e këtij rajoni prej 6,6 milion banorësh, Isabel Diaz Ayuso. Ajo gjithashtu tha që tubimet duhet të ulen nga 10 në 6 persona.
Në 24 orët e fundit Spanja ka patur 4697 raste të reja të identifikuar me koronavirus dhe 90 viktima. Totali i të prekurve është rritur në 659 334 kurse vdekjet janë 30 495
Vazhdojnë të rriten shifrat e pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas autoriteteve shëndetësore, gjatë 24 orëve të fundit në britaninë e Madhe u regjistruan 4,322 raste të diagnostikuara me Covid, rekord i paregjistruar që nga muaji maj.
Vdekjet nga pandemia janë gjithashtu në rritje (27 viktima përkundrejt 21 të raportuara dje).
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, totali i të prekurve nga infeksioni, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore është 385 936 kurse numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 41 732
Irlanda vendos kufizime të reja
Irlanda, duke filluar nga mesnata e sotme, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga infeksioni i koronavirusit ka shtuar masat e kufizimit në tentativë për të frenuar përhapjen e Covid.
Sipas autoriteteve do të ketë ulje të numrit të njerëzve që lejohen të vizitojnë familjet.
Restorantet dhe pub-et nuk do shërbejnë ushqim në ambiente të mbyllura, përveçse në ambiente të hapura me numër të kufizuar përsonash, deri 14 klientë. Ulet gjithashtu numri i njerëzve që do jenë pjesë e dasmave, nga 50 në 25 të ftuar
Gjermania mbi 2200 infeksione, rekord që nga prilli
Pothuajse 2,300 infeksione të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orë në Gjermani, niveli më i lartë që nga prilli i kaluar.
Kjo u raportua nga Robert Koch Institut (Rki), qendra epidemiologjike Gjermane, sipas së cilës numri i përgjithshëm I të prekurve ka shkuar në në 270 mijë. Gjithashtu I raportuan edhe 6 vdekje të regjistruara në 24 orë, për një total prej 9384. Niveli më i lartë i infeksioneve ditore është regjistruar midis fundit të marsit dhe fillimit të prillit, me rreth 6000 infeksione. Në gusht, vetëm një herë raportuan 2.000 infeksione të reja
Franca regjistron mbi 13 mijë infeksione dhe 123 viktima Covid në 24 orë
Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në Francë.
Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 13 215 raste të reja të identifikuar me infeksionin e koronavirusit dhe 123 viktima.
Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve që prej fillimit të pandemisë është rritur në 428 696 kurse viktimat numërohen në 31218