Kufizimet gjatë festave/ Ja si përgjigjet Rakacolli…

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë konferencës së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Zv.ministrja Mira Rakacolli, ka folur për kufizimet gjatë festive të fundvitit.

Rakacolli ka deklaruar se; grumbullimet mbi 10-të persona janë të ndaluara, ndërsa në varësi të zhvillimit të situatës epidemiologjike, do të vendoset nëse do të lehtësojnë masat.

“Ne jemi disa javë larg krishtlindjeve dhe shohim që situata po vijon e njëjtë. Do shohim se si do shkojmë më vonë. Nëse do ndryshojmë për më mirë, nëse qytetarët bashkëpunojnë me autoritetet këto masa do ndryshojnë për mirë. Nëse ato do ndryshojnë për keq atëherë do të qëndrojnë në fuqi” – është shprehur Rakacolli.

Eugena Tomini, është shprehur se; grumbullimet massive për festa duhet të ndalohen.“Grumbullimet masive janë elementë që duhet të ndalohen sepse është e mira që të festojmë në familjen e ngushtë në këto kushte që ka diktuar pandemia”, ka thënë ajo.

Zjarr Tv Ad