Kufizimi i betonierëve gjatë ditës, lehtëson trafikun në kryeqytet

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kryeqytet po ndjehen efektet e para të kufizimit të lëvizjes gjatë ditës së betonierëve dhe mjeteve të rënda. Sipas qytetarëve prej një jave trafiku është më i lehtësuar.

“Është një vendim më se i drejtë dhe i vonuar për mendimin tim”, u shpreh qytetari Shpëtim Kosova. “Na ka lehtësuar, e ka dhënë efektin e vet ajo”, tha taksisti Halili Hafuzi.

Përpos çlirimit të trafikut, ekspertët thonë se ndalimi i qarkullimit të betonierëve gjatë ditës do të sjellë ulje të ndotjes ambientale. Në fillim të janarit, Bashkia e Tiranës vendosi të ndalojë qarkullimin për mjetet e tonazhit të rëndë brenda Unazës së Vogël nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Ky vendim u kundërshtua nga ndërtuesit, të cilët duan te punojnë edhe ditën. Mjetet e tonazhit të rëndë ishin problem për trafikun në Tiranë, por edhe për zhurmat që shkaktojnë në dhjetëra kantiere të hapur./euronewsalbania

Zjarr Tv Ad