KUFIZIMI I ORAREVE VENDIM I MARRË ME VONESË NGA QEVERIA

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin e “I Pa Varur”, moderuar nga Armir Shkurti, u fol rreth situatës aktuale, ku më kryesorja ishte çështja e  kufizimit të orareve, ku problematika më e madhe janë lokalet, ku është marrë  vendimi tashmë, për të mos u lejuar lëvizja, pas ditës së mërkurë, hyn në fuqi e kufizimit të orarit 10 të mbrëmjes, deri në orën 6 të mëngjesit. Gjithashtu në emision, u trajtua masat e ndërmarra nga qeveria lidhur me gjobat. Pra,“ të gjithë ata individë që nuk mbajnë maskë, gjobiten dhe gjoba automatikisht kalon tek faturat e energjisë elektrike, e nëse gjobat nuk paguhen, përfundon në b urg”. “Me pak fjalë; qeveria nuk ka mënyrë tjetër si t’i vjelë taksat, u shpreh Armiri”. Një tjetër temë, që u diskutua në emision, ishte dhe rindërtimi i shtëpive të  dëmtuara nga nga tërmeti, duke bërë më shumë premtime para zgjedhjeve, sesa zgjidhja e halleve të nevojtarëve. Ajo që u përfol në emision, ishte edhe dalja nga greva e urisë e grave të naf tëtarëve, ku ato kanë paralajmëruar, se po nuk morën paratë e premtuara nga kreu i qeverisë Edi Rama, do të rifillojnë përsëri gr evën. V.Krosi

 

Zjarr Tv Ad