Kufizohet kempi për invalidët

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Personat me aftësi të kufizuara nuk do të marrin më KEMP-in në rast se përfshihen në marrëdhënie pune. Një ndryshim në projektligjin për asistencën sociale parashikon ndërprerjen e pagesës 48 muaj pas përfshirjes në marrëdhënie pune. Drafti po kundërshtohet nga grupet e interesit, për shkak të vështirësisë dhe kohëzgjatjes së rikthimit në skemë.

Invalidët e punës, por edhe personat me aftësi të kufizuar që do të përfshihen në marrëdhënie pune, pas 48 muajve do tu ndërpritet pagesa e KEMP-it.

Vendimi parashikohet në nenin 13 të projektligjit të ri të asistencës sociale, i cili është në diskutime në komisionet parlamentare.

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve, Abudllah Omeri, e kundërshton këtë pikë të draftit.

Sipas tij, rikthimi në skemë për këtë grup personash në rast të shkëputjes nga puna, është një vështirësi e madhe.

Abudllah Omeri: Nëse do t’i hiqet pas 4 viteve një personi me aftësi të kufizuar kemi, i duhet që për tu krikthyer në kemb, 8 muaj deri në 1 vit për të fituar kempin. Është e vëshitë për të jetuar një muaj dhe jo më 8 muaj apo 1 vit. 

Omeri thotë se shpresat për mosmiratimin e këtij neni i kanë te parlamenti dhe Këshilli i Ministrave.

Abudllah Omeri: Folën për transparencë, por është shumë larg asaj. Pigëzimi, gjithësecili duhet ta dijë deri ku e kam unë hapin për të fituar ndihmën ekonomike. 

Por, heqja e mundshme e KEPM-it nuk është shqetësimi i vetëm për invalidët e punës.

Që prej 5 korrikut ata vijojnë të paguajnë taksën e Rrugës së Kombit në të njëjtën shumë si qytetarët e tjerë.

Abudllah Omeri: E konsiderojmë diskrinim, e konsiderojmë një papërgjegjshmëri të formës koncesionare. Duhet të zbatojë legjislacionin.

Omeri thotë se kërkojnë që të merren masa, në mënyrë që kjo taksë të eliminohet për invalidët e punës.

 

Zjarr Tv Ad