“Kujdes kur blini prona!”- Artan Lame thirrje qytetarëve: Si të kuptoni që certifikata e pronësisë është origjinale! Jo çdo copë letre është…

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Kadastrës, Artan Lame u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes me certifikatat e pronësisë duke i paralajmëruar se jo çdo copë letre që marrin nga “lloj lloj xhambazësh” është origjinale.

Nga zyrat e drejtorive në Tiranë, Lame u shpreh se në certifikatë mund të skanojnë kodin QR që i dërgon menjëherë tek dokumenti origjinal, ndërsa u kërkoi që për të gjitha veprimet që lidhen me pronën e tyre t’i drejtohen avokatit dhe noterit të besuar.

Gjithashtu u bëri thirrje që t’i drejtohen institucionit të Kadastrës për çdo informacion, pasi “është më i sigurti”.

Artan Lame: “Ka disa elementë sigurie në certifikatën origjinale që fillojnë nga kodi QR që mund të skanohet qoftë nga qytetari, qoftë nga noteri për tu verifikuar, të çon menjëherë në dokumentin origjinal, ka firmën e drejtorit, vulën, ka disa elementë të cilat sistemi i kap menjëherë nëse dokumenti i ofruar është i falsifikuar.

Gjej rastin që ti bëj thirrje qytetarëve të ndershëm që të tregojnë kujdes kur blejnë prona, apo kryejnë veprime me pronat e tyre. Jo çdo copë letre që merrni në dorë nga lloj lloj xhambazësh është certifikatë pronësie. Në të gjitha rastet kur duhet të bëni veprimet të tilla me pronën tuaj drejtohuni avokatit të besuar, noterit tuaj të besuar sepse ata janë personat që mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe kanë mundësi të verifikojnë çdo lloj dokumentacioni dhe mbi të gjitha aplikoni pranë zyrave të Kadastrës për të kërkuar informacion paraprak për veprimet që doni të bëni me pronën sepse informacioni që merrni nga ne është më i sigurti.

Të gjitha rastet që kemi verifikuar deri tani do të denoncohen emër për emër në Prokurorinë përkatëse sepse nuk janë vetëm të Tiranës. Personat që i kanë bërë do të duhet të përgjigjen për veprimet e tyre.”

Zjarr Tv Ad