Kujdes/ Për ditën e Verës mesazhe të rremë po qarkullojnë në WhatsApp/ Ja si të mos bini pre e mashtrimeve…

0
158
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pavarësisht masave që kompania WhatsApp, ndërmerr herë pas here për të penguar lajmet e rreme që përcillen nga përdorues të ndryshëm, sërish janë shënuar raste të reja. Qytetarët kanë denoncuar disa raste, ku persona anonim përpiqen që të krijojnë dhe shpërndajnë mesazhe false, në emër të disa bankave të njohura në vend. Referuar denoncimeve të mbërritura, mesazhi është përcjellë më shumë se pesë herë qellimisht nga burime anonime, ku më pas ka qarkulluar në platformë duke u bërë virale.
Specialistët kibernetikë, apelojnë qytetarët që të tregohen vigjilentë në momentin që marrin një mesazh të tillë, duke e fshirë menjëherë.

Ky është mesazhi që po qarkullon me shpejtësi:
“Jeta doja të jepja një ti vetë s’përfiton gjë nga ky urdhër, por të paktën do ndjesh kënaqësinë e të informuarit personat që ti do për të përfituar këtë shumë. Të gjithë ata persona që kanë fëmijë deri në 10 vjec, kanë mundësi të
tërheqin një dhuratë nga qeveria për Ditë Vere me shumën 5000 lekë të reja. Duke paraqitur një certikatë personale të fëmijës dhe një familjare, por me vulë të njomë jo nga e-albania. Kjo është e vlefshme
deri me 14 Mars, dmth çdo kush mund të shkojë që sot për t’a terhequr!”.

 

Zjarr Tv Ad