Kujtim Gjuzi: 2887 policë janë me diploma false…

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, seanca në Kuvend ishte thirrur nga deputetët e opozitës së re. Në mungesë të Kryeministrit Rama, i cili këtë të hënë do të zhvillojë një takim  me Presidenten e Komisionit Evropian, u përgjigjën Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Deputeti, Kujtim Gjuzi foli rreth eleminimit të Klodian Rashës,  për të cilën tha se; polici që qëlloi të riun, Nevaldo Hajdaraj ishte me diplomë false në polici. Gjithashtu, Gjuzi kërkoi që të gjithë deputetëve, t’u kryhet testi i lëndëve arkotike.

“2887 persona në polici me diploma false, personi që ka qëlluar ndaj Klodian Rashës është me dokument false, nëse nuk është kështu, do jap dorëheqjen nga të gjitha post që kam. Të gjithë deputete të bëjnë testin e lëndëve arkotike, nëse ka deputet që merren me aktivitete të paligjshme nuk kanë vend këtu, nëse ka kryeministra nuk kanë shanse që të kërkojnë një mandat të tretë. Nuk mund të jemi ne tualet e Europës”, është shprehur Gjuzi.

Pas deklaratës së Gjuzit, replikoi Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i cili tha se; për shkak të protestave janë dëmtuar 46 policë dhe nga procedimet penale për tubim të paligjshëm janë 578, nga të cilët 97 të arrestuar dhe 4 janë të mitur të moshave 14-18 vjeç. Nga mosha 14-17 janë 215 persona të proceduar. Mbi 16 vjeç 5 persona.

“Në total janë 46 punonjës policie të dëmtuar gjatë protestave, 8 policë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 2 të Policisë së Shkodrës dhe pjesa tjetër punonjës të FNSH. Procedime penale për tubim të paligjshëm janë 578 persona, 97 të arrestuar, të mitur nga 14-18 vjeç, 4 persona. Proceduar në gjendje të lirë 470 persona, në kërkim 8 persona. Nga mosha 14-17 janë 215 persona të proceduar. Mbi 16 vjec 5 persona”, ka thënë Çuçi.

 

Zjarr Tv Ad