Kujtim Gjuzi i kërkon KQZ-së, vendimin për votimin e emigrantëve…

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Koalicioni ABEOK (Aleanca Ora Kombëtare-Emigracioni- Bashkimi Popullor dhe Konservatorët) i drejtuar nga Kujtim Gjuzi, ka bërë kërkesë ankimore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ata kërkojnë të pajisen me vendimin e Komisionit për votimin e emigrantëve në Zgjedhjet e 25 Prillit.

ABEOK sqaron se një kërkesë të tillë e kanë bërë edhe më herët, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Kërkojmë nga komisioni Qendror i Zgjedhjeve të na pajisë me vendimin e komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për votimin e shqiptarëve jashtë vendit.

Kërkojmë nga komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe herë të tjera për problemin si më sipër dhe nuk kemi marrë përgjigje zyrtare nga ana e institucionit tuaj”, thuhet në kërkesën e ABEOK.

 

Zjarr Tv Ad