Kujtim Gjuzi përplaset rëndë me Ramën në Kuvend

0
436
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mungesë të opozitës së Bashës, Rama në parlament përballet me opozitën e re. Gjatë fjalës së tij ai është marrë edhe me deputetin Kujtim Gjuzi, ndaj të cilit ka hedhur disa batuta.

Edi Rama: Kur e shoh lartmadhninë unë, që vjen këtu, harron se ne tironsit e kemi njohur njëri-tjetrin edhe para ’90-s. Na e tregoi Tironën e vet sikur të ishte vatra e antikomunizmin me atë në krye. Harron lartmadhënia që e kam njohur edhe në atë kohë. Je i mirëkuptuar, jo të gjithë e nxjerrin menjëherë lepurin, ke kohë. E vetmja gjë që t’i dhe ju mund të garantoni, është që mustaqet tuaja nuk mund të preken, asgjë tjetër.

Ndërkohë nga karrigia e tij deputeti Gjuzi është futur në debat me kryeministrin Rama por fjalët e tij nuk dëgjoheshin mirë pasi ishte pa mikrofon.

Disa nga akuza që Gjuzi hodhi ishin: “babain e ke pasur kriminel”, “lëviz me policë nga pas”, “nuk ke për t’i marrë pronat”, “e ke vilën pa leje”.

Zjarr Tv Ad