Kujtim Gjuzit: Ta shoh flamurin të varur në çdo komision

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, i dhuroi deputetit socialist, Evin Bushati, një flamur kombëtar, duke kërkuar në Kuvend, që ai të mbahet në çdo komision dhe institucion. Sipas Gjuzit, në Kuvend kanë ardhur konservatorët, ndaj dhe duhet mbajtur flamuri kombëtar, ndryshe ai do i kërkojë kryeministrit të shkarkojë drejtorët.

“Kam dalë këtu edhe për një çështje procedure. Sot jemi në Tiranën 100 vjet qeveri shqiptare, prandaj do iu kërkoja z.nënkryetare, meqë nuk është kryetari Ruçi këtu, nuk dua si kryetar i Partisë Konservatore, si deputet, të shoh komisione, që iu mungon flamuri kombëtar, nuk ka shans më. Ka ardhur Partia Konservatore këtu, e kam ruajtur flamurin e qëndisur nga familja e Kazazëve dhe Belishova, e keni këtu ju z.kryetare, së bashku me z. Bushati.

Ku është z. Bushati, të vijë ta marrë këtu. Ky flamur duhet të jetë në çdo komision, në çdo institucion, nëse Kujtim Gjuzi nuk do ta shoh, menjëherë drejtorit do i kërkoj kryeministrit ta shkarkojë, në çdo sekondë. Është i qëndisur me dorë, si i Marigosë”, ka thënë Gjuzi në Kuvend.

Zjarr Tv Ad