Kujtoi se po ujiste kanabisin, shqiptari vadit karabinierët

0
476
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Itali – Tridhjetë e një bimë kanabis, disa deri në dy metra të larta dhe në lulëzim të plotë, u zbuluan në një zonë bujqësore në Salinello, në komunën e Sant’Egidio alla Vibrata (Teramo).

Policia financiare e Teramos që identifikoi plantacionin gjatë patrullimit përgjatë zonës bregdetare,  arrestoi një shtetas me kombësi shqiptare për krimin.

Plantacionin ai e kishte krijuar me metodën e kultivimit “shpërndarje”, praktikisht çdo bimë kanabisi ishte larg tjetrës dhe e futur në hijen e një bime më të gjatë ose në mes të bimësisë së dendur.

Qëllimi ishte për të parandaluar zbulimin e plantacionit edhe nga kontrolli ajror.

Mirëpo karabinierët e pikasën kanabisin që ishte në lulëzim dhe u kamufluan duke u fshehur nëpër kaçube, për të pritur të kapnin “fshatarin” e asaj toke, që nuk vonoi të vinte për t’i vaditur bimët.

Mirëpo tre patrulla  policie olën papritur dhe arrestuan një shqiptar, që kishte ardhur për të ujitur 31 bimët e kanabisit rritur për merak, që më pas u shkulën dhe dogjën.

Image

 

Zjarr Tv Ad