Kukan sulmon Mogherinin për `paktin` Serbi-Kosovë

0
8

Roli i dyshimtë i Federica Mogherinit në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, veçanërisht në planet sekrete Vuçiç-Taçi për shkëmbime territoresh, tashmë është i qartë edhe për Brukselin zyrtarë. Kështu shefi i delegacionit të BE-së për marrëdhëniet me Serbinë, Eduard Kukan, ka lëshuar deklarata të forta kundër shefes për punët e Jashtme të BE-së, duke thënë se ka treguar mungesë të lidershipit.

“Kërkoj falje znj.Mogherini, por BE ka treguar qartë mungesë të lidershipit në dialog. Negociata të tilla mund të kenë sukses vetëm nëse tregoni se jeni të fortë si udhëheqje. BE-ja duhet të jetë më e fortë në dialog për të parashikuar mirë ngjarjet dhe reagimet ndaj tyre”, ka sulmuar hapur Kukan.

Ai gjithashtu ka përcjellë edhe një mesazh për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor nuk mund të flitet për të gjithë Evropën, por kjo nuk është edhe qëndrimi i shumë kolegëve të mi këtu në Parlament, si dhe shumë politikanëve kryesor në Evropën Perëndimore. Besoj se procesi i zgjerimit do të vazhdojë dhe kjo është e nevojshme. Sa i përket vendeve të rajonit, mesazhi im është që këto vende të luajnë rol shumë aktiv për të vendosur raporte të mira me Parlamentin Evropian, në mënyrë që deputetët të jenë të gatshëm për t’u angazhuar dhe mbështetur procesin”, deklaroi ndër të tjera Eduard Kukan.