Kukës/ Paloka kërkon pjesëmarrje masive në 16 mars

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me strukturat e degës në Kukës. Në qendër të diskutimeve ishin përgatitjet për protestën e 16 marsit dhe masat që do merren për një pjesëmarrje sa më të lartë. I dërguari i PD, Edi Paloka në një prononcim për mediat u shpreh se pjesëmarrja e demokratëve kuksianë në protestë është e rëndësishme. Paloka komentoi edhe pranimin e mandatit të deputetit në qarkun e Kukësit, Alban Zeneli. Ai ndër të tjera shtoi se opozita që po përpiqet të krijohet, nuk është opozitë dhe se, sipas tij, parlamenti tashmë e ka humbur seriozitetin.

 

Zjarr Tv Ad