Kukës/ Vendi mbulohet nga bora ,shoqëruar me temperatura të ulëta

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kukësi është përfshirë nga reshje dëbore me intensitet të ulët, shoqëruar me temperatura të ulëta.

Trashësia e dëborës në Kukës arrin 5 cm, në Krumë 7 cm dhe në Bajram Curr 10 cm.

Sipas informacionit të Stacionit Ushtarak Meterologjik Kukës temperatura aktuale është -1 gradë celsius ndërsa temperatura minimale do arrijë -1.2 gradë celsius.

Ndërsa shpejtësia e erës është 10m/s V.

Si pasojë e temperaturave të ulta rrugët nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë nën efektin e temperaturave të ulëta, ndaj fenomeni i ngricave është prezent në të gjitha akset.

Ja situata në akset kryesore:

– Rruga e Kombit e kalueshme normalisht. Po punojnë 13 borëpastruese e 2 fadroma për heqjen e dëborës. Lartësia e borës në Tunelin e Kalimashit arrin 12 cm. Gjatë aksit po hidhet edhe kripë njëkohësisht.

– Kolsh-Qafë Shllak e kalueshme normalisht, po punojnë 4 borëpastruese. Lartësia e borës 30 cm.

– Kukës-Bushtricë e kalueshme normalisht.Punojnë 3 borëpastruese dhe lartësia e borës 25 cm.

– Kukës-Ura e Zapodit e kalueshme normalisht. Punon 1 borëpastruese dhe 2 fadroma.

– Kukës-Krumë e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 3 borëpastruese ndërsa lartësia e borës Qafë Tobli është 15 cm

– Krumë-Qafë Prushi-Kam e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 3 borëpastruese.Lartësia e borës në Q.Prushi 5 cm.

– Bajram Curri-Kam e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë. Lartësia e borës në Qafë Luzhë arrin 30 cm.

– Bajram Curri-Valbonë e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese dhe lartësia e borës është 50 cm.

– Bajram Curri-Fierzë e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese dhe lartësia e borës arrin 10 cm.

– Ura e Bujanit-Qafë Morinë e kalueshme pa zinxhirë. Punojnë 2 borëpastruese dhe lartësia e borës në Qafë Morinë arrin 25 cm.

Gjithsej nga firmat kontraktore janë vënë në punë 38 mjete e 64 punëtorë.

Në akset rrugore bashkiake nuk paraqiten probleme dhe janë të qarkullueshme normalisht.

Energjia elektrike

Furnizimi me energji është normal në gjithë Qarkun e Kukësit.

 Ja si paraqitet situata në akset kombëtare paraqitet sipas ARRSH-së:

– Në akset Kukës – Bushtricë, Kukës – Ura e Zapodit, si dhe akset e Dibrës po punohet me mjete borëpastruese. Qarkullimi kryhet pa probleme.

– Në akset e Tropojës dhe në Bogë – Dedaj – Razëm ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë bërë pastrimin me mjetet borëpastruese, akset qarkullohen normalisht pa zinxhirë.

– Edhe në Qafë Mali – Fierzë, ku trashësia e borës ka arritur 15 cm, kontraktorët po punojnë pa ndërprerje që prej orëve të mbrëmjes.

– Segmenti Mjedë-Pukë -Fushë Arrës është pastruar nga bora, kalimi pa zinxhirë.

– Segmenti Fushë Arrës- Fushë Dukagjin ka pasur reshje të herë pas hershme gjatë natës dhe në vazhdim, rruga është e hapur

-Useku (unaza e re) Bulqizë, rruga e kalueshme pa zinxhirë.

– Në të gjithë Qarkun Korçë ka pasur reshje bore. Qarkullimi në Boboshticë dhe në Dardhë bëhet me zinxhirë, ndërsa në akset e tjera nuk ka probleme.

ARRSH i bën thirrje përdoruesve të rrugës të respektojnë sinjalistikën dhe të bëjnë kujdes për shkak të lagështisë në rrugë, sidomos në orët e para të mëngjesit dhe gjatë natës.

Zjarr Tv Ad