Kukësi kryen blerjen e nëntë, firmos ish-mbrojtësi i Partizanit

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Që prej ditës së sotme, mbrojtësi Blerim Kotobelli do të jetë pjesë e Kukësit. Është faqja zyrtare e klubit që e konfirmon një gjë të tillë, me mbrojtësin e linjës së majtë që ka firmosur për një sezon.

Ish-lojtari i Flamurtarit bëhet kështu futbollisti i 9-të që bashkohet me nënkampionët. Eksperienca e gjatë që ka me ekipe si Olimpic, Tirana, Teuta apo Partizani e kanë bindur Kukësin për të nisur tratativat me Kotobellin, i cili do të jetë një alternativë më shumë për Shpëtim Duron.

Nuk dihet nëse Kotobelli do të jetë pjesë e ekipit në finalen e Superkupës së Shqipërisë, ku verilindorët do të masin forcat me Partizanin. Takimi i programuar për tu luajtur në orën 19:00, do të zhvillohet mbrëmjen e 18 gushtit në “Elbasan Arena”.

Zjarr Tv Ad