Kukësi nuk ndalet, “peshkon” te Partizani dhe në Francë

0
3

Pas rinovimit të kontratës me trajnerin e portierëve, Ermal Nexhipi, Kukësi ka ofruar edhe dy emra mjaft të njohur në stafin e tij. Bëhet fjalë për Sero Nokën dhe Andi Kullin, me këtë të fundit që vjen nga rivalët kryesorë për titull, Partizani.

Madje, ky zyrtarizim vjen vetëm pak orë para finales së Superkupës së Shqipërisë, pikërisht ndaj të kuqve. Ndërkohë, Noka, vjen nga Le Havre, pas eksperiencave si zëvendës trajner i skuadrës franceze dhe si trajner i skuadrave të akademisë

Futboll Klub Kukësi njofton arritjen e marrëveshjes me Sero Noka dhe Andi Kulli. Zëvendës trajneri Noka dhe përgatitësi atletik Kulli do të jenë pjesë e stafit teknik për sezonin futbollistik 2019-2020. Sero Noka vjen te ekipi ynë nga Le Havre, pas eksperiencave si zëvendës trajner i kësaj skuadre si dhe trajner i skuadrave të akademisë. Andi Kulli ka qenë pjesë e stafit teknik te ekipi i Partizanit dhe do të jetë trajner i përgatitjes fizike te skuadra jonë.”-mbyllet njoftimi i klubit nënkampion.