Kukësi pret shqiptarë e serbë. Ambasadori i Serbisë: Takimet, falë Ramës e Vuçiçit

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Kukës u zhvillua Konferenca rajonale “Të rinjtë shqiptarë dhe serbë, së bashku për përfshirjen sociale”.

Nisma që vazhdon prej muajsh, sipas ambasadorit serb në Tiranë është fryt i takimeve të kryeministrit Rama me presidentin serb Vuçiç.

“Është shumë e rëndësishme që të rinjtë nga Serbia dhe Shqipëria janë takuar, së pari në Serbi dhe tani në Shqipëri, e kanë vendosur miqësi të reja. Jam i sigurtë se ata janë përfaqësues të një ure të re bashkëpunimi mes dy vendeve. Një takim i tillë nuk mund të realizohej 5 vite më parë. Kjo klimë është krijuar falë dy kryeministrave Vuçiç dhe Rama”, tha Miroljub Zariç, ambasadori serb në Tiranë.

Sipas ambasadorit serb, mes dy vendeve ka një bashkëpunim të ri, ku drejtimi më i rëndësishëm është ekonomia.

Zjarr Tv Ad