Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Paralel me takimin e kryeministrit Edi Rama në Kukës, PD dhe disa banorë të këtij qyteti kanë zhvilluar demonstrata dhe protesta ku kërkojnë largimin e tij. Sipas PD, menjëherë pas mbarimit të takimit qytetarët kanë marshuar drejt aeroportit. Qytetarët marshuan në këmbë drejt aeroportit, ndërkohë policia është e angazhuar për të mbajtur nën kontroll situatën. Qytetarët kanë arritur të çajnë kordonin e policisë, ku dhe janë afruar te aeroporti.
Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu në një prononcim për media denoncon gjuhën raciste që Edi Rama përdori ndaj qytetarëve të Kukësit. Ai bën thirrje që aeroporti i Kukësit t’i mbetet qytetit, se ai është pronë e tij dhe i kërkon kryeministrit të ikë nga qyteti.