Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Qytetarët në Kukës vijojnë t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.
Procesi për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Kukës po vijon ndërsa deri në orën 12:00 kanë votuar 19.97 % e zgjedhësve.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbi pjesëmarrjen në votime, kanë raportuar 68 Qendra Votimi nga 74 gjithsej.
Konkretisht nga 41 816 zgjedhës në qendrat e raportuara kanë votuar 8351 zgjedhës.
Në garë për kreun e bashkisë Kukës janë Albert Halilaj i propozuar nga Partia Socialiste dhe Emri Vata, kandidat i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.