Kullat pa leje në Tiranë/ Artur Zheji: Rama presion të hapur ndaj bizneseve, të krijojë depozitë financiare për zgjedhjet. Sondazhet e nxjerrin qeverinë minorancë, strategjia e tij është…

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Artur Zheji ka komentuar në studion e News 24, në emisionin Pikat mbi i, aksionin më të fundit të qeverisë për konfiskimin e kateve dhe metrave të ndërtuara pa leje në Tiranë dhe në të gjithë vendin.

Zheji në analizën e tij tha se dyshon që pas këtij aksioni të fshihet një mekanizëm për të vendosur gjoba për biznesmenët dhe oligarkët, për të vjelur para e për t’i përdorur më pas për zgjedhjet e ardhshme.

Nga ana tjetër, analisti theksoi se sondazhet kanë treguar së fundmi se pakënaqësia për qeverisjen e Ramës është rritur mbi 50%. Ndërsa me këtë lëvizje tha Zheji, Rama ka nisur fushatën për zgjedhjet dhe se po përdor një strategji për t’u dukur si “njeriu i popullit”, e për të kaluar nga ajo që është quajtur “njeriu i oligarkëve”.

Zheji tha se detyra e opozitës është ta çmontojë këtë strategji dhe t’u tregojë qytetarëve atë që është realisht.

Artur Zheji:

Kullat nuk janë kërpudha te bahcja e komshiut por disa monstra në qendër të qytetit. Ajo që quhet më e famshmja “syri i Tiranës” ti e sheh që ajo rritet përditë si bambuja me një shpejtësi maramendëse. Gjithmonë kanë ecur para me shpresën se do legalizohen një moment, do paguhen ca zarfa të rëndësishme majtas djathtas por askush nuk mund të bëjë alibinë që nuk i panë.

Unë nuk do doja të legalizoheshin, do doja që Rama të mbante fjalën po të kishte këllqe, të thoshtë që këto do shtetëzohen e do i kalojnë popullit.

Kam frikë mos është një mekanizëm për të vjelur para, për të vënë gjoba pastaj, për të krijuar një sistem gjobash jo vetëm oligarklëve por për gjithë biznesin në përgjithësi e me këtë gjobëvënie shumë herë me pa të drejtë të krijojë një depozitë financiare për të pasur para për zgjedhjet e ardhshme.

Se ka një pasiguri, sondazhet tregojnë që ka një pakënaqësi ndaj kësaj qeverisje që i kalon 50%, qeveria aktuale është në monorancë sa i përket dëshirueshmërisë apo pëlqimit që kanë shqiptarët për mënyrën si qeverisen.

Në këtë pikëpamje është presion i hapur ndaj bizneseve dhe një alibi.

Rama po përpilon një strategji të re, unë e kam quajtur “Robin Hood strategy”, pra Rama si njeriu i papërlyer, ai njeriu drejtësivënës që do ua marrë të pasurve e do ja japë të varfërve duke bërë këtë skemë, si të thuash njeiriu i popullit nga njeriu i oligarkëve.

Mirë e ka si strategji, detyra e opozitës eshte ta cmontojë këtë strategji e ti thotë popullit që ky vijon të jetë njeriu i atyre të pasurve dhe të pushtetshmëve.

Rama ka krijuar tharmin e një lufte të re strategjike politike, ka hyrë në fushatë, kjo është fillimi i fushatës.

Rama ndryshë nga opozita e nis fushatën para të gjithëve. Edhe Meta dje e nisi fshatën.

Rama është duke kolauduar këtë strategji për tu dukur në sytë e popullit si njeriu i popullit

Zjarr Tv Ad