‘Kullot në livadhet e qeverisë’/ Berisha: Yuri Kim është në konflikt interesi

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, deklaroi nga Foltorja e Lezhës se ambasadorja amerikane, Yuri Kim është në konflikt interesi.

“Ne jemi forcë politike pro-perëndimore dhe vokacionin pro-perëndimor e kemi pasur dhe do e kemi qëllimin kryesor. Ju thashë që jo vetëm do fitojmë zgjedhjet, por do vendosim marrëdhënie më të mira miqësore BE dhe SHBA ku kemi miq të shkëlqyer.

Nuk duhet të nisemi nga disa qëndrime sporadike ose qëndrime të caktuara.

Kur iu thashe nja dy muaj më parë se zonja ku përmendi barin, u shpreha se zonja e nderuar kullot në livadhet e qeverisë, pak kush e kuptoi këtë gjë, por tani që e shohin me Majezën e qeverisë nëpër vikende, e kanë të qartë se Sali Berisha kishte të drejtë. Unë askujt nuk i hyj në jetën private, por konflikti i interesit është konflikt interesi, cilido qoftë.

Ndaj jam mendimit se objektiviteti dhe jo konflikti i interesit janë rruga e duhur për të vlerësuar realitetin shqiptar,” tha Berisha.

Zjarr Tv Ad