Kulluri: Kuvendi është sovran, i vlefshëm dhe nuk ka asnjë përcaktim që për zhvillimin e tij të merret leje te Kryesia apo kryetari

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edvin Kulluri, kandidat për kryetar të PD në një lidhje skype në MCN TV deklaroi se Kuvendi i Partisë Demokratike është legjitim dhe i vlefshëm, për mbledhjen e të cilit siç ai u shpreh nuk është e nevojshme të merret miratimi as nga kryesia apo kryetari. Më tej ai tha se e vetmja shpresë e Bashës dhe asistentëve të tij kanë mbetur vetëm retorika boshe, ndërsa shtoi se kjo nuk ka të bëjë fare me krizën e krijuar brenda në PD.

Teksa tha se përfaqëson një debat 4-vjeçar në PD, shtoi se axhenda e diskutimeve të foltoreve dhe kuvendit është domosdoshmëri, pasi Kuvendi është një e ardhme e cila duhet të jetë e qartë kristal përballë një kundërshtari që e ka mbyllur ciklin e tij 8-vjeçar.

KUVENDI ËSHTË SOVRAN, ËSHTË I VLEFSHËM DHE NUK KA NEVOJË TË MARRIM MIRATIM AS TE KRYESIA DHE AS TE KRYETARI. AJO QË KËRKON BASHA DHE ASISTENTËT E TIJ ËSHTË SIKUR PARLAMENTI SHQIPTAR TA MBLEDHË APO TA SHPËRNDAJË QEVERIA KUR NË FAKT ËSHTË E KUNDËRTA. KËSHTU QË LOGJIKA E PËRDORUR NGA NISMËTARËT E KUVENDIT ËSHTË LIGJËRISHT SHUMË KORREKTE SI PROCEDURË.E VETMJA SHPRESË NGA ATA QË KANË MBETUR NGA KATI I DYTË I PARTISË ËSHTË RETORIKA BOSHE, KËSHTU QË BESOJ SE JO PO VULA, JO PO RAMA JANË RETORIKA BOSHE DHE NUK KA TË BËJË FARE ME KRIZËN E RËNDË KU NDODHET PD. KUVENDI ËSHTË LEGJITIM DHE AJO QË DO PRODHOJË KUVENDI ËSHTË EDHE MË E RËNDËSISHME SE AJO QË NDODH ME MBLEDHJEN E TIJ. NËSE NUK I KONKRETIZOJNË SJELLJET POLITIKE DHE VETËM I LËMË NË RETORIKË KY ËSHTË NJË DËSHTIM. KUVENDI ËSHTË NJË E ARDHME E CILA DUHET TË JETË E QARTË KRISTAL PËRBALLË NJË KUNDËRSHTARI QË E KA MBYLLUR CIKLIN E TIJ 8-VJEÇAR.UNË PËRFAQËSOJ NJË DEBAT 4-VJEÇAR PËR TË QENË ATJE PËR KËTO PRINCIPE QË PO FLAS DHE PËR MUA AXHENDA E DISKUTIMEVE TË FOLTOREVE DHE KUVENDIT ËSHTË DOMOSDOSHMËRI. NE NA VLEN E SHKUARA PËR TË GJYKUAR TË ARDHMEN. GARA E ARDHME E VËRTETË ËSHTË AJO QË DUHET DHE KAM HYRË NË KËTË GARË PËR TË PËRFAQËSUAR KËTË PJESË TË RËNDËSISHME TË DEMOKRATËVE. 11 DHJETORI ËSHTË DITA E REFORMIMIT.

Zjarr Tv Ad