Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Tre shqiptarë (dy burra dhe një grua) janë arrestuar nga policia spanjolle pasi iu gjetën në vilën me qera në Valencia 885 bimë kanabis dhe 1040 fidanë. Të arrestuarit i përkasin moshës 24-30 vjeç. Ata janë të dyshuar për krime të mëparshme në Spanjë.
Ata kishin marrë me qera një vilë dhe e kishin kthyer në plantacion kanabisi, ku kultivonin e rrisnin për ta shitur. Tre shqiptarët kishin siguruar karta identiteti italiane të rreme që të mos gjurmoheshin nga policia spanjolle.
Si rezultat i hetimeve, agjentët hynë në vilë dhe arrestuan në flagrancë tre autorët, të cilët do të dalin para gjykatës, ku do të dënohen për veprën penale kultivim dhe shitje narkotikësh.