Kumbulla, dëshirë e vjetër e Juves

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Marash Kumbulla është duke zhvilluar një sezon fantastik në aspektin personal në Serinë A. Mbrojtësi 19-vjeçar po shkëlqen me skuadrën e Hellas Veronës, duke u vlerësuar shpesh herë nga mediat italiane dhe jo vetem. Siguria, garancia dhe qëndrueshmëria janë cilësitë që e bëjnë lojtarin kuqezi një futbollist premtues.

Paraqitjet sinjikative të mbrojtësit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve prestigjoze në kampionatin italian si Parma e Fiorentina por edhe Juventusi ka shprehur interes për shërbimet e Kumbullës.

Mediat përtej adriatikut kanë zbuluar një detaj shumë interesant pasi shkruajnë se “Zonja e Vjetër” e ka kërkuar Marash Kumbullën edhe në sezonin e shkuar. Drejtuesit bardh e zi me në krye Fabio Patricin kanë diskutruar me klubin e veronës që qendër mbrojtësi të ishte pjesë e akademisë së Juventusit 1 vit me parë.

Mirëpo, gjithçka është ndërprerë nga stafi Veronez pasi për ta, mbrojtësi konsiderohej një element i rëndësishëm. E megjithatë Fabio Partici duke përfituar nga marrëdhëniet e mira mes dy klubeve do të tentojë sërish shqiptarin në merkaton e janarit. Më së paku, për ta bllokuar me një para akord ose para kontratë.

Juventusi për të siguruar Kumbullën duhet të derdh në arkat e Veronës të paktën 10 milionë euro.

Zjarr Tv Ad