Kundër shembjes së banesave, banorët e ‘5 Majit’ kallëzim penal në SPAK: Sekuestro preventive projektit, të pezullohet aksioni i prishjes së objekteve!

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e lagjes ‘5 Maji’ e kanë çuar shqetësimin e tyre në SPAK. Ditën e sotme ata kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme, pasi kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.

Në një dalje për mediat Kalaja tha se nuk ka një aktmarrëveshje mes banorëve, dhe se ajo që iu është dhënë atyre është diskriminuese.

“Sipas nesh e gjitha nisi me VKM 78 të janarit të 2020 që ka në fokusin e saj rindërtimin. Aktmarrëveshja që i është drejtua banorëve është diskriminuese, e pabazuar në ligj. Ajo nuk merr në konsideratë interesat e banorëve dhe nuk ka afat se kur do të japë efektet. Ligji e përcakton qartazi se duhet të ketë një vendim prishje. Vendim prishje që e kemi konsideruar shkelje flagrante. Kemi kallëzuar dhe kryetarin e kadastrës, pasi ka kthyer përgjigje negative në shpërdorim të detyrës, se banorët nuk mund të legalizohen. Të gjithë komponentët që kemi parashtruar para SPAK, besoj do të hetohen. Kemi kërkuar marrjen e masës së sekuestros preventive mbi projektin. Projekti është i Boerit, që nuk ka lidhje me projektin e rindërtimit për shkak të pasojave të tërmetit.

Ne i Kemi kërkuar SPAK, vënien e sekuestrosh preventive mbi këtë projekt dhe pezullimin e aksionit të prishjes deri në zbardhjen e çështjes.”, tha Kalaja.

Zjarr Tv Ad