Nata e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është mbyllur pa fitues, ndërkohë që mediat atje kanë publikuar dhe projeksionet e para. Deri tani sipas CNN, kandidati Jo e Bi den, ka marrë 224 vota elektorale, ndërsa Tr ump 213, ndërsa vijon numërimi në disa shtete kyçe.
Sa i takon shteteve vendimtare, Bi den deri më tani ka fituar vetëm Arizonën, ndërsa Presidenti ruajti Floridën, Ohajon, Ajouan dhe Teksasin. Sipas projeksioneve, është në avantazh edhe në Xhorxhia e në të gjitha shtetet ku po numërohen votat, si Miçigan, Uiskonsin dhe Pensilvani.
Shtetet ku ende vijon numërimi dhe votat elektorale që ka secila prej tyre:
-Nevada, e cila ka 6 vota elektorale dhe ku Tr ump shihet në avantazh
-Arizona, ka 11 vota elektorale, Bi den është në avantazh
-Alaska, 3 vota elektorale, Tr ump është në avantazh të ndjeshëm
– Wisconsin, 10 vota elektorale, Bi den është në avantazh të lehtë
-Georgia, 16, është duke kryesuar Tr ump me 50.5%
-Pennsylvania, 20 vota elektorale, Tr ump është në avantazh me disa pikë përqindje para Biden
-Michigan, 16 vota elektorale, është duke kryesuar Tr ump me 51.7%
-Karolina e Veriut, 15 vota elektorale, Tr ump është duke kryesuar me 50.1 %
Pasi rezultatet paraprake sugjeruan se; Do nald Tr ump kishte siguruar shtetin e rëndësishëm të Floridës, gjithashtu Ohajon e Teksasin, Presidenti amerikan doli përpara 250 të ftuarve në Shtëpinë e Bardhë, për të shpallur fitoren.
“Kemi fituar kudo, jemi përballë rezultateve fenomenale”, ishin fjalët e Tr ump. Ai drejtoi gishtin kundër shteteve ku vijon numërimi si Pensilvania, Uiskonsin e Miçigan, e ku, sipas tij, demokratët po përpiqen të vjedhin zgjedhjet.
Presidenti tha se; do t’i drejtohej Gjykatës së Lartë, për të ndërprerë numërimin atje. Me tone të tjera u shfaq demokrati Joe Biden, i cili, ndërsa shprehu optimizmin për fitoren, tha se duhet treguar durim deri në numërimin e të gjitha votave.
Garë edhe më e ngushtë është duke u zhvilluar për Senatin, ku tani për tani secila parti ka siguruar nga 46 karrige, ndërsa në Dhomën e Përfaqësuesve, që është dhoma e ulët e Kongresit, Demokratët kanë epërsi të lehtë me 172 vende, ndërsa Republikanët kanë 165 të tilla.