Kundërshtoi sekuestrimin e pasurisë, shtyhet seanca për ish-kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën për shqyrtimin e ankimit të apelit të bërë nga ish-kreu i Kushtetueses Bashkim Dedja, për sekuestron e pasurisë.

Seanca e radhës u la në datën 1 qershor. Ish-kryetari i gjykatës kushtetuese kundërshtoi sekuestrjmin e pasurive në shkallën e dytë të gjykatës antikorrupsion.

Në orën tre bazuar në apelimin e ish-gjyqtarit Fatos Lulo do të shqyrtohet kërkesa e tij po në gjykaten e posaçme. Ndërkohe gjyqtari Shkëlzen Selimi nuk e ka apeluar sekuestrimin e pasurive.

Çfarë iu sekuestrua ish-gjyqtarëve sipas SPAK:

Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Fatos Lulo, me sipërfaqe 172 m2, e llojit Njësi/Dyqan, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë.

Vendosjen e sekuestros mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

1/2 (50%) e pasurisë e llojit truall 432 m2 dhe objekt 132.25 m2 Karburant/Pikë Tregëtimi, me vendodhje Shetitore Lungomare, Vlorë, në pronësi të shtetasit Shkëlzen Selimi

Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 2400 m2 (pasuri e përbërë nga bashkim pasurish), e ndodhur Jonufër, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.

55% e pasurisë e llojit truall, me sipërfaqe 764 m2 dhe godinë me sipërfaqe 57 m2, Karburant, e ndodhur në Rrugën Transballkanike, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.

Zjarr Tv Ad