KUPA E SHQIPËRISË | GRUPI A/ Partizani ngec përballë Orikut në shtëpinë e re, Tirana bën detyrën. Ja të gjitha rezultatet

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kupa e Shqipërisë luajti ndeshjet e turit të parë, me surprizat që nuk munguan në Grupin A.

Partizani nuk e inauguroi siç duhet stadiumin e ri, ku ngeci përballë Orikut me rezultatin 0-0.

Nga ana tjetër, rivalët e të kuqve, Tirana, mundi pa vështirësi Koplikun me rezultatin 0-3.

Në këtë grup gjithashtu fitore mori dhe Lushnja, e cila mundi me rezultatin 2-0 Tërbunin.

Ndeshjet e kthimit do të luhen në datën 12 tetor, kur Partizani nuk do të kërkojë që të surprizohet, ndërsa Tirana dhe Lushnja do të luajnë për të ruajtur rezultatet e tyre.

REZULTATET–

FT | PARTIZANI 0-0 ORIKU | Stadiumi “Partizani” |

FT | VELEÇIKU 0-3 TIRANA

Hila 9′, Berisha 13′, Limaj (P) 86′

FT | LUSHNJA 2-0 TËRBUNI

Haxhiu 31′, Mehmeti 43′

FT | BUTRINTI 0-1 DINAMO

Da Silva 56′

FORMACIONET PARTIZANI-ORIKU:

Zjarr Tv Ad