Kupat e Europës, paraqitjet positive për skuadrat shqiptare

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë luajtur mbrëmjen e djeshme takimet e para të turit të tretë kualifikues ne Europa dhe Conference League. Në këtë fazë të kompeticioneve në fjalë nuk ka asnjë skuadër nga Superliga megjithatë skuadrat shqiptare nuk mungojnë.

Shkëndija e Tetovës ka barazuar me rezultatin 1-1 në transfertën suedeze përballë AIK duke e lënë të hapur cështjen e kualifikimit për ndeshjen e ardhshme. Ferhan Hasani shënoi që në fillim të ndeshjes duke u dhënë avantazhin tetovarëve që në minutën e parë të takimmit porn ë minutën e 17 vendasit barazuan me Guidetti. Pavarsisht përpjekjeve rezultati mbeti i pa ndryshuar dhe cdo gjë do të vendoset javën e ardhshme.

Edhe skuadra e Ballkanit bëri një paraqitje shumë të mirë në shtëpi duke fituar me rezultatin 3-2 një fitore që e lë gjysëm të kënaqur skuadrën kosovare. Për mënyrën si shkuan gjërar mund ta kishte mbyllur kualifikimin që në ndeshjen e parë. Pjesa e parë u mbyll 2-0 me golat e Gripshit dhe Korenicës. Me fillimin e të dytës Ballkani shënoi edhe golin e tretë me Rrahmanin por miqte shënuan dy herë me anë të Klettskard me ndeshjen qe u mbyll 3-2.

Në Europa League Shkupi u mposht me rezultatin 3-1 në transfertë përballë Shamrok Rovers duke e komplikuar së tepërmi cështjen kualifikim. Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë me Bruke dhe Watts, porn ë të dytën miqtë shënuan me anë të brazilianit Queven në të 77-tën. Ky do të kishtë qënë njqë rezultat I mirë nëse O’Neill nuk do të shënonte edhe golin e 3- ne minutën e 98 të takimit.

Zjarr Tv Ad