Kupat e Europës: Tirana humbet në shtëpi, Ballkani dhe Shkupi marrin rezultate pozitive

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aventura europiane për klubet e Superligës deri tani po rezulton një zhgënjim i vërtetë. Pas eleminimit të partizanit që në turin e parë Conference League, edhe Tirana nuk po e kap dot trenin europian.

Bardheblutë u eleminuan fillimisht në turin e parë të Champions League nga Dundelange me dy humbje fillimisht 1-0 në transfertë dhe më pas 2-1 në shtëpi.

Ky eleminim e dërgoi Tiranën në Ligën e Konferencës ku mbrëmjen e djeshme u përball në “Air Albania” me boshnjakët e Zrinjskit. Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 12-të me anë të Bilbija që shndërroi në gol një 11-metërsh, gol që vulosi edhe fatin e sfidës së parë.

Në sfidën e radhësqë do të luhet pas 8-të ditësh do të duhet patjetër një fitore e skuadrës së Tiranës për të shpresuar tek një kualifikim i mundshëm. Megjithatë deri tani Tirana ka treguar pak ose aspak nga ekipi që u shpall kampion sezonin e shkuar.

Ndryshe është situate për Ballkanin e Ilir Dajës, skuadra që u shpall kampione e Kosovës ka fituar me rezultatin 0-4 në transfertë përballë skuadrës nga San Marino La Fiorita.

Golat në këtë sfidë u shënuan nga Korenica,Rrahmani edhe Berisha, skuadra e Ballkanit me këtë rezultat e ka hipotekuar kualifikimin për në turin tjetër të Conference League.

Edhe skuadra e Shkupit ka arritur të marrë rezultat pozitiv pavarësisht se përballej me një emër të madh si Dinamo e Zagrebit. Shkupi kaloi i pari në avantazh me golin e Queven në minutën e 25-të por kroatët barazuan në fundin e pjesës së parë me Ademin.

Më pas në pjesën e dytë ishte Dinamoja që shënoi golin e avantazhit me anë të Petkovic në minutën e 86-të dhe kur dukej se ndeshja do të mbyllej me avantazhin e kroatëve shkupi realizoi golin e barazimit me xhamajkanin Cephas duke marrë një rezultat të kënaqshëm në këtë sfidë.

Zjarr Tv Ad