“Kur do flasim”, Majko: Ja çfarë nuk hyn te shprehja e Ramës. Palët mund t’i pajtojë vetëm Meta

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Kur do flasim”. Ky ishte mesazhi direkt që kryeministri Edi Rama i bëri sot nga Samiti  Diasporës, kreut të PD-së, Lulzim Basha, pas situatës me të fundit të krijuar me djegien e mandateve të opozitës në Kuvend.

Ndërkohë, Ministri i shtetit për Diasporën, Pandeli Majko në një prononcim për mediat, e interesuar pikërisht për këtë temë, e nëse do të ketë një takim mes tyre, ka thënë se “qeveri tranzitore” nuk do të jetë pjese e diskutimit.

Pyetur nga mediat nëse do të pranojë ai të jetë kryeministër i qeverisë tranzitore, që kërkon opozita, Majko ka thënë prerë:

“Kjo qeveria tranzitore nuk hyn tek shprehja “kur do flasim”.

Pyetur më tej se kush duhet të luajë një rol pajtimi mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri Majko e ka një emër.

“Pse mos të negociojë presidenti Meta, kushdo që nxit dialogun është i mirëpritur”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad