Kur do jetë protesta e radhës kundër qeverisë? Berisha: Do punojmë edhe gjatë verës, i pret fati i Sri Lankës

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të tjera kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai tha se Fronti opozitar për shpëtimin e Shqipërisë do punojë edhe gjatë verës për t’u përgatitur për betejën më të fuqishme ndaj këtij regjimi dhe shpëtimin e Shqipërisë prej tij.

Berisha: Vjedhja shënon një rekord botëror të padëgjuar dhe të paparë. Këshilltari i ministres të ndërtimeve publike më të kushtueshme në Europë dhe botë, Belinda Balluku një Berberi, Berberi. Çfarë dëshmon kjo. Kjo dëshmon se në këtë vend për shkak të sistemit korruptiv të instaluar nga Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në një kohë kur qytetarët shqiptarë blejnë naftën me çmimin  që e blejnë gjermanët dhe falë bordeve të Edi Ramës paguajnë për djathin, vajin çmimet më të larta për shkak të bordeve komuniste qeveritarët pasurohen 600 mijë herë. Fronti opozitar për shpëtimin e Shqipërisë do punojë edhe gjatë verës për t’u përgatitur për betejën më të fuqishme ndaj këtij regjimi dhe shpëtimin e Shqipërisë prej tij. Gjej rastin të falënderoj mediat të cilët bëjnë një punë me guxim të madh me denoncimin e përditshëm të aferave. Qeveritarët shfrytëzojnë të gjallë dhe të vdekur me aferat e tyre. Nuk janë vetëm rastet e inceneratorëve.

Rasti i Gjyste Sermit dhe Gurakuqit apo Hajdarit dhe të tjerë me radhë. Apo rasti i Dervishit. Rama ka me të ish drejtorin e vet bashkë me Veliajn aferat korruptive me të paimagjinueshme. Është shnëdërruar klientela dhe qeveria janë një në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Shpëtimi i Shqipërisë është emergjencë kombëtare. E thashe edhe ne Kuvend, i pret fati i Sri Lankes.

Zjarr Tv Ad