Kur do shkoni në selinë e PD-së? Berisha: Nuk është seli e pengjeve, do të shkoj në momentin më të parë…

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha pas publikimit të rezultatit të procesit të votimit për shkarkimin e Lulzim Bashës është ka lënë ambientet e stadiumit “Air Albania”. Në dalje të stadiumit  ish-kryeministri ka dhënë një prononcim për mediat ku ka refuzuar të flasë për kreun e PD-së Lulzim Basha duke thënë vetëm se ai sot vërtetoi që është “kufomë e politikës”.

Ndër të tjera Berisha është shprehur se do të kthehet në ambientet e selisë blu kur të jetë e nevojshme, teksa i ka bërë dhe një thirrje kryeministrit Edi Rama duke i thënë që të heqë dorë nga çdo përpjekje për të garantuar “mbijetesë” për pengun e tij (Lulzim Bashën)

“Peng Basha nuk do të doja që të flisja fare për të sot, i rrethuar me batalionin e policisë së Ramës sepse ca mund të flasësh për të, ai tregoi që është kufomë politike.

Selia është një dhe vetëm një, selia e demokratëve është ajo që ndodhet aty dhe do të shkoj në momentin më të parë që do të vendosim.

Ajo nuk është  seli e pengjeve, nuk është seli e rrethuar me blinda dhe bandit e Edi Ramës. Edi Ramës i them hiq dorë, hiq dorë nga cdo përpjekje për të garantuar mbijetesë pengut tend”, tha Berisha.

Zjarr Tv Ad