Kur femrat ua shkatërrojnë karrierën sportistëve, këto janë pesë historitë më interesante

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të pasur, të pashëm, të suksesshëm, të popullarizuar…sportistët gjithmonë kanë qenë “ngjitës” për yjet, raporton. Shumë prej tyre kanë qëlluar në yjet e gabuara, duke e paguar shtrenjtë aventurën e tyre të dashurisë.

Disave u është shkatërruar karriera, janë nënçmuar, janë shfrytëzuar dhe kanë mbetur me zemra të lënduara. Kështu, sportisti i NFL-it, ylli i Denverit, Von Miller, është bërë shënjestër e nënçmimit të ish të dashurës së tij, Elizabeth Ruiz.

Për t’iu hakmarrë yllit amerikan pasi ishte ndarë nga ai, Elizabeth kishte filluar ta nënçmoj duke thënë se do ta publikonte xhirimin e seksit të tyre. Për këtë ajo kishte kërkuar madje 2.5 milionë dollarë. Një porno-yll tjetër ia kishte nxirë jetën një sportisti është Roxanne Jeffers në të cilën ishte dashuruar ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Maoruane Fellaini. Ajo e kishte shfrytëzuar maksimalisht, ndërsa në fund e kishte tradhtuar me ish-kolegun e futbollistit, ndërsa belgu kishte mbetur me zemër të thyer.

Futbollisti anglez, Luke Foster kishte qenë në lidhje serioze me modelen Becky Nicholson. Gjashtë vjet kanë qenë bashkë, kanë pasur fëmijë, e kishin planifikuar martesën…ndërsa në fund kishte ndodhur një “shok” i vërtetë.

“Becky i kishte dëshiruar të gjitha. Shtëpinë madhe, garderobë të shtrenjtë, statusin VIP, shuma të pakufishme të parave. Ajo pa paralajmërim më ka lëshuar mua dhe fëmijët dhe ka shkuar me futbollistin tjetër, Jamie Vardy”, kishte thënë në një moment Foster. Pas një muaji ajo kishte mbetur shtatzënë me Vardyn, duke e lënë ish-të dashurin e saj në gjendje shumë të vështirë. Tash edhe zyrtarisht është zonja Vardy.

Futbollisti i ri i Realit të Madridit, Theo Fernandez gjatë verës e kishte përjetuar një ngjarje të rëndë, teksa ylli rus, Luisa Kremleva, e kishte akuzuar për sulm seksual, që dyshohet të ketë ndodhur në ulësen e prapme të veturës së futbollistit. Rusja kishte tentuar t’i ‘nxjerrë’ disa para, ndërsa akuza e saj ishte hedhur poshtë, ndërsa futbollistit të ri i kishte mbetur një njollë në karrierën e tij.

Wanda Nara ka arritur të shkatërrojë miqësinë e dy futbollistëve të njohur-Maxi Lopez dhe Mauro Icardi.

Ajo ka qenë e martuar me Lopezin, por kjo nuk e kishte penguar bionden e bukur të martohet me Icardin.

“Derisa kam qenë në anën tjetër të anijes, befasisht Wanda është paraqitur afër meje në shtrat, pa kurrfarë turpi. Pikërisht në atë moment lidhja e saj me Lopezin kishte përfunduar”, ka thënë Icardi.

 

 

Zjarr Tv Ad