Kur Gjekmarkaj thoshte se Basha ishte një kurtizan i Edi Ramës

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agron Gjekmarkaj sot e mbron Lulzim Bashën, por disa kohë më parë ai nuk mendonte kështu.

Nuk janë të largëta kohët, kur Gjekmarkaj i njohur edhe si ‘profesori’ sulmonte Bashën, pasi emri i tij nuk ndodhej në listat e kandidatëve për deputetë.

Në zgjedhjet e vitit 2017, Gjekmarkaj sulmonte Bashën për mënyrën se si i bëri listat e kandidatëve për deputetë.

‘Ai e nxori listën në mënyrën më hajdutshme në 11 të natës, nuk mori as kryesi, as sekretariat. Ishte produkt personat i tij. Edhe Sali Berisha që kishte një personalitet absolut nga pikëpamja formale e mblidhte kryesinë dhe diskutonte emër për emër. Dha partinë, listat, rezultatin dhe nuk jep vetëm karrigen e vet’, thoshte Agron Gjekmarkaj në 2017.

Por profesori sot është vendosur në krah të Bashës, ku situata në PD është shumë më keq se në 2017, por këtë herë ai është deputet.

‘PD-në e ka shndërruar në një parti të vogël. Ka qenë partie e madhe PD, rastësisht është parti e dytë, pasi mund të ishte dhe e tretë. PD nuk ka qenë kurrë kështu’, thoshte Gjekmarkaj.

Sipas tij, ‘pas kësaj katastrofe ka vetëm një synim, karrierën dhe karrigen e tij. Mendoj se nëse Basha vazhdon duke u kapur pas karriges dhe të bëjë çmos për ta ruajtur atë, do ta ndajë dhe në fund do ta katandisë PD-në në një parti të vogël, banale dhe familjare’.

‘Këtë do ta trajtojnë si kurtizan të Edi Ramës. Preu karrierat e individëve. Mirë që disa kishin nevojë për imazh të ri, por gjeti ca hiqër me të cilët i zëvendësoi’, deklaronte në 2017, Agron Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Ad