Kur injoranca shndërrohet në korporatë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Mentor Kikia

 

Ishte kaq unike, saqë mori vëmendje më shumë se sa vetë kryelajmi i mos-hapjes së negociatave. Eshtë një nga ato rate tipike, kur një njeri ndodhet diku as për meritë dhe as për faj të vet. Të tjerë duhet të skuqen e nxihen për këtë.
Por problemi nuk është Majlinda, pasi ka Majlinda plot aty, pavarësisht se nuk kanë dalë në skenë, pasi nuk i lejojnë të ngjiten në foltore.
Problemi është se injoranca e një gruaje dje vlejti më shumë se një korporatë. Në vend që temë e diskutimit publik të ishte “korporata” e famshme e qeverisë, që do të marrë prona shtetërore për t’ia dhuruar privatëve, ne u morëm me “krparatën” e Majlindës.
Sa më shumë injorancë të ketë, aq më thjeshtë vidhet dhe sundohet. Eshtë një ligjësi e vjetër kjo.

Zjarr Tv Ad