Sot gjithë koha historike njësohet me anë të një akti të veçantë: lindja e Krishtit. Prandaj kështu i kuptojmë cilësimet e kohës kur thuhet para Krishtit (para lindjes së Krishtit) dhe pas Krishtit (pas lindjes së Krishtit, ose Anno Domino A.D.), kurse gjatë kohës së komunizmit jo vetëm tek ne por kudo tek vendet komuniste ky njësim ishte zëvendësuar me shprehjet e reja: para erës së re, dhe pas erës së re. Pra Jezusi qëndron në mes të historisë, në mes të epokave, në mes të erave etj. Pas disa shekujve një prift pati idenë që gjatë kësaj feste të shpërndante dhurata fëmijëve dhe njerëzve të varfër, dhe kjo u shndërrua më vonë në një traditë të fuqishme saqë sot në botën perëndimore dhuratat kryesore mes familjarëve dhe të tjerëve ndahen në vigjile të Krishtlindjes, kurse komunizmi e zëvendësoi këtë imazh duke shpikur Babadimrin për vitin e ri.