Kur proteston Rama është demokraci. Kur protestojnë njerëzit quhet bllokim rruge.

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ylli Manjani

Kur Edi Rama zinte bulevardin me ditë të tëra në grevë urie gjasme për numërimin e votave por në fakt kundër liberalizimit të vizave;

Kur bllokonte autostradën me marshime populiste nga Vora në Tiranë, gjasme për Gërdecin po në fakt kundër anëtarësimit në NATO.

Nuk quhej bllokim rruge por demokraci.

Ndërsa sot kur protestohet kundër masave komuniste që vendosjes së çmimeve të larta në treg nga qeveria e Edi Ramës, quhet bllokim rruge!!!

Kur proteston Rama është demokraci. Kur protestojnë njerëzit (demos) quhet bllokim rruge.

Në të dyja rastet fajin e ka Saliu.

Posi, Saliu që nuk ishte as autor e as pjesmarrës në asnjërën protestë…

Ndërkohë, që të jemi të qartë:

1 L naftë kushton 90 lekë, por ngarkohet me plus 123 lekë taksa, tarifa, akcizë e tvsh. 123 lekë për çdo litër naftë që t’i shpenzojë qeveria për qejf të vet.

Shiheni sa lekë rrjep qeveria e Edi Ramës, që as nuk do ti protestojë njeri!

Luftë, jo shaka!

Zjarr Tv Ad