Kur qytetarët janë qytetarë dhe jo dele, zbythet qeveria

0
141
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbythet qeveria. Pas protestës së studentëve te cilët janë në ditën e dytë të protestës së tyre duket se ka dhënë frytet e veta, pasi është shfuqizuar VKM, për provimet e prapambetura.

Protesta e këtyre stundentëve tregoi dhe një herë se shoqëria shqiptare po të jetë e bashkuar në protestat të cilat organizon, atëherë po, që mund të hapet një dritë jeshile.

Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se protestat janë një e drejtë e tyre, kundër vendimeve që merr qeveria, ku në fund të ditës, janë qytetarët ato të cilët do t`i duhet të paguajnë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka folur para mediave dhe ka bërë të ditur vendimin. Ajo iu ka kërkuar drejtuesve të universiteteve të zgjidhin problemet e tjera që kanë studentët.

“Është dhe një kërkesë tjetër. Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. janë universitetet që i përcaktojnë ndaj jeni të lutur por patjetër dhe të monitoruar nga MAs që ju të shteroni me studenëtëve dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka të realizohet. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75 të kostos reale të studimit.

Në UT mbulon mbi 85% të kostos. Është një debat që do i shkojmë në fund, faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës. Qeveria do të heqë dorë nga tarifimi i provimeve të bartura. VKM shfuqizohet që sot”, tha Nikolla.

Prostesta solli dhe një herë në vëmendje se qytetarët të cilët sillen si qytetarë dhe jo si dele, do t`ia arrijnë gjithmonë që të fitojnë kundër çdo qeverie, siç ndodhi dhe sot.

Stundetët kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga protestat , derisa kërkesat e tyre të plotësohen

Zjarr Tv Ad