Kur vjen fjala për emigrimin, shqiptarët janë ndër rekordmenët absolutë në Europë

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur vjen fjala për emigrimin, shqiptarët janë ndër rekordmenët absolutë në Europë. Të dhënat më të fundit për vitin 2018 tregojnë se shqiptarët vijojnë të mbeten ndër 10 vendet e para sa i përket azilkërkuesve. Kështu, përgjatë vitit të kaluar, shqiptarët ishin në vendin e 9-të sa i përket kërkesave për azil, duke lënë pas Gjeorgjinë. Me 21.900 kërkesa për azil përgjatë vitit të kaluar, shqiptarët janë padiskutim europianët e parë në listën e azilkërkuesve në Europë. Kjo vjen pavarësisht faktit se Shqipëria është një vend i sigurtë origjine.

Se si renditet Shqipëria në krahasim me vendet e tjera e tregon qartë edhe harta interaktive e Agjencisë Europiane të Emigrimit, sipas Scan.tv që ka publikuar të dhënat zyrtare për vitin 2018. Të dhënat tregojnë qartë se, gjatë tre muajve të fundit të vitit të kaluar, numri i kërkesave për azil nga shqiptarët është rritur ndjeshëm, duke prekur madje nivelet e vitit 2016. Përgjatë tre muajve të fundit, numri ka thyer nivelin e 2000 kërkesave në muaj, për të kulmuar në më shumë se 2500 në muajin tetor të 2018-ës.

Në tremujorin e fundit bëhet fjalë për rreth 7000 kërkesa në total, ose më shumë se 70 në ditë. Edhe përgjatë Nëntorit dhe Dhjetorit, trendi ka qenë ndjeshëm më i lartë se përgjatë muajve të tjerë të vitit, e madje më shumë se nivelet e 2017-ës, gjë që e tregon qartë edhe grafiku. Por, ndryshe nga vitet e tjera, në 2018 ka rënë ndjeshëm, në rreth 4%, norma e pranimit të kërkesave për azil. Pra, ndër ata që aplikojnë për herë të parë, më pak se 1/20 e kanë shansin t`iu pranohet kërkesa.

Zjarr Tv Ad