Kurbin, policia ndalon ‘të fortin’ e fshatit, dëmtoi ujësjellësin dhe u konfliktua me fqinjët

0
557
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Kurbinit ka raportuar se ka arritur të ndalojë përzhakllëzimin e një konflikti mes 63-vjeçarit Ndue Rica dhe banorëve të tjerë të fshatit Shkopet.

Sipas Policisë konflikti kishte filluar për shkak se Ndue Rica kishte dëmtuar rrjetin e ujësjellësit, duke bërë që banorët e tjerë të mos mund të furnizoheshin me ujë.

Autoritetet lokale shprehen:

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën të fshehura në një ambient afër banesës së 63-vjeçarit, armë zjarri e municione luftarake të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 2 pushkë model 63;

– 19 kapsolle detonatore;

– 5 metër fitil zjarrpërcjellës;

– 835 fishekë të ndryshëm (pushke dhe pistolete);

– 3 krehëra.

Ndërhyrja e policisë ka bërë që të ndalohej një përshkallëzim i mundshëm i konfliktit.

Po ashtu raportohet se, “materialet proceduriale në ngarkim të 63-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shkatërrim i rrjetit të ujësjellësit”.”

Zjarr Tv Ad