KURIOZITETE/ Ja cili është hoteli më i ftohtë në botë

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Hotel de Glace” është konsideruar si hoteli më i ftohtë në botë. Ai ndodhet në Kanada dhe është i ndërtuar i gjithë nga akulli.

Hoteli rindërtohet çdo vit, ndërsa këtë dimër përfshin një sallë madhështore, një kishë, ku çiftet edhe mund të martohen, 15 suita, si dhe 6 dhoma.

Për të pestin vit radhazi, ky hotel i jashtëzakonshëm është ndërtuar në Village Vacances Valcartier në Quebec. Këtë vit, në brendësi hoteli ju lejon një “udhëtim në një botë surrealiste”, me skulptura të mëdha që ju lejojnë të përjetoni një iluzion të jashtëzakonshëm optik. Hoteli, gati 3 mijë metra katrorë, nisi të ndërtohej në dhjetor, ku punuan për 50 persona punuan 6 javë për ta përfunduar atë.

Zjarr Tv Ad