Kurrë mos e parkoni veturën në shtegun e çiklistëve [Video]

0
791
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një çiklist nga Brazili duket se është lodhur nga disa shoferë të papërgjegjshëm, të cilët jo rrallë herë parkojnë veturat e tyre në shtegun e dedikuar për çiklistë, shkruan “Mirror”.
i forti 1Videoja e regjistruar diku në Brazil dhe e ngarkuar në YouTube nga Joe Loreto, të cilën e ka titulluar “O hojme mais forte do mundo” që do të thotë “Njeriu më i fuqishëm në botë”, po bën gjiron e botës, transmeton zjarr.tv.
i forti 2Në video shihet se si një burrë i paidentifikuar largon një veturë nga shtegu i çiklistëve, derisa kalimtarët e rastit e duartrokasin për gjestin e bërë.
Disa sekonda më vonë shihet se si një burrë tjetër vrapon për ti ndihmuar, por ai me qetësi i kthehet biçikletës së tij dhe e vazhdon rrugën e tij sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

https://www.youtube.com/watch?v=luNGjffDjCs

Zjarr Tv Ad