Kurti: Bashkimi me Shqipërinë? Kemi detyra të tjera

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas 22 vitesh duke luftuar sistemin, tani do marrë përsipër përgjegjësinë për të. Kështu shkruan gazeta e njohur, Financial Times, duke iu referuar Albin Kurtit, njeriut që do bëhet kryeministër i Kosovës së shpejti. Gazeta e ka intervistuar Kurtin, i cili thotë se Kosova është skllavëruar nga korrupsioni.

Kreu i VV i tha FT se ai dëshiron ta lërë mënjanë kërkesën për bashkim me Shqipërinë pasi fokusi do jetë zhvillimi ekonomik i Kosovës.

Financial Times shkruan se Vetëvendosje është parë si kërcënim rajonal nga diplomatët e huaj. Kjo parti ka bërë thirrje për bashkim me Shqipërinë. Por Kurti thotë se ndërtimi i shtetit kosovar është më shumë prioritet se lëvizjet për bashkimin me Shqipërinë, edhe pse organizata e tij ka ngritur një degë në Tiranë.

“Fillimisht ne duhet të ngrihemi. Shteti ynë është mjaft i dobët, por kjo për shkak të kapjes së brendshme pas çlirimit të jashtëm nga Serbia. Vendi është i skllavëruar nga brenda,” tha Kurti.

Gazeta shkruan se Kurti do të duhet të negociojë me Serbinë, por ai thotë se nuk i pëlqen që të bëhen bisedime mbi harta, duke refuzuar kështu edhe planin për shkëmbim territoresh.

“Ne do të zhvendosemi nga debati për kontrollin mbi territorin drejt debatit për të drejtat e qytetarëve dhe nevojat e komunitetit… për shkak se hartat janë raciste,” tha ai.

Zjarr Tv Ad