Kurti bisedë telefonike me Borrell, diskutojnë për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Sipas zyrrës së shtypit të kryemiinistrit, Kurti dhe Borrell folën për procesin e dialogut, mbarëvajtjen e tij, për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes dhe për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër.

Kryeministri Kurti u shpreh se paqja dhe siguria në njërën anë dhe sundimi i ligjit dhe demokracia në anën tjetër shkojnë bashkë kudo në Kosovë.

Zjarr Tv Ad